Ushtria izraelite vret gabimisht 3 pengje izraelite në Gaza, IDF: I pamë si kërcënim

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka vrarë gabimisht tre pengje izraelite që po mbaheshin në Gaza nga Hamasi.
Ushtarët izraelitë i kanë identifikuar gabimisht si kërcënim në qytetin verior të Shejaiya.
Trupat e viktimave janë kthyer në Izrael dhe dy prej tyre u identifikuan si Yotam Haim, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Kfar Aza, dhe si Samer Talalka, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Nir Am.
Familja e pengut të tretë ka kërkuar që emri të mos bëhet i ditur. Ushtria izraelite thotë se incidenti është nën hetim. Në deklaratën e saj thuhet se “IDF shpreh keqardhje të thellë për incidentin tragjik dhe u dërgon familjeve ngushëllimet e saj të përzemërta”.
“Misioni ynë kombëtar është të gjejmë të zhdukurit dhe t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi” shton ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelit Hagari theksoi se IDF merr përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe një hetim është hapur. Ndërsa është kërkuar të nxirren mësime të menjëhershme nga ngjarja, transmeton BBC.
Më shumë se 100 persona mbahen peng në Gaza pasi u kapën në sulmet e 7 tetorit në Izrael.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




