Spitali i Gazës Veriore, një katastrofë humanitare

Botë | 3 vite më parë

Spitali Al-Ahli u godit nga një shpërthim në tetor, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë kanë fajësuar njëri-tjetrin.

OKB-ja e ka përshkruar spitalin e fundit pothuajse jo-funksional në veri të Gazës si një “zonë fatkeqësie humanitare” – me korridore të tejmbushura me pacientë dhe mjekë që trajtojnë njerëzit në dysheme.

“Spitali Al-Ahli në qytetin e Gazës ka staf shumë të vogël, me mbi 200 pacientë, por vetëm burime të mjaftueshme për të mbështetur 40 të tillë”, tha Dr Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gaza në një konferencë me gazetarët.

Duke qenë se ata nuk janë në gjendje të kryejnë operacione vaskulare, stafi ka marrë për të amputuar gjymtyrët e njerëzve si mjeti i fundit për të shpëtuar jetë.

Në të gjithë Gazën tani ka vetëm 11 spitale funksionale – nga 36 ekzistuese.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme