Makinistët gjermanë të trenave në grevë, kërkojnë rritje pagash dhe reduktim të orëve të punës

Sindikata e makinistëve të trenave në gjermani nisi në orët e vona të së enjtes një greve 24 orëshe, duke ndërprerë kështu transportin hekurudhor në të gjithë vendin.
Greva erdhi pas dështimit të negociatave mbajtur mes operatorit kryesor të trenave Dojçë Ban, (Deutsche Ban) dhe sindikatës GDL, ku kjo e fundit ka kërkuar rritje me 555 euro të pagave, dhënien e një pagese prej 3 mijë eurosh për zbutjen e ndikimit të inflacionit në jetët e punonjësve dhe reduktimin e orëve javore të punës nga 38 në 35.
Hekurudhat gjermane ndërkohë u shprehën se kishte ofruar që rrogat të rriteshin me 11 përqind, por kreu i sindikatës u shpreh se nëse ende nuk do të arrihej një marrëveshje, grevat do të ishin më të gjata dhe më të shpeshta në fillim të vitit të ardhshëm.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




