Blinken kritikon Izraelin për numrin e viktimave civile në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni (Antony) Blinken ka kritikuar Izraelin për numrin e viktimave civile në Gaza.

Kritikat e Blinken erdhën pas takimit që zhvilloi mbrëmjen e djeshme (7 dhjetor) me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Lord Kamerun (Cameron).

“Mbetet e domosdoshme që Izraeli të vendosë një premium për mbrojtjen civile,” tha ai.

Izraeli këmbëngul se po ndërmerr hapa për të minimizuar dëmet ndaj civilëve. Por ditët e fundit, qindra janë vrarë, përfshirë në zonat ku njerëzve u ishte thënë më parë të kërkonin siguri.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka një “hendek” midis qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe mënyrës se si po shpaloset lufta në Gaza.

“Është e domosdoshme – mbetet e domosdoshme – që Izraeli të vendosë një premium në mbrojtjen civile dhe mbetet një boshllëkmes pikërisht asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për të mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim në terren”, tha Blinken.

Blinken ka bërë katër udhëtime në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme