Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ndalon ndihmën mjekësore në Gazën veriore, s’ka karburant për ambulancat

Botë | 3 vite më parë

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) po ndalon operacionet e saj të ndihmës me ambulanca në Gazën veriore pasi mungesa e karburantit dhe mbyllja e spitaleve në zonë e ka bërë të pamundur evakuimin e civilëve.

Sipas organizatës bëhet e ditur se shterimi i karburantit për automjetet dhe mbyllja e spitaleve që operojnë në rajonin verior e bën të pamundur evakuimin e të plagosurve.

Në zonën veriore të Jabalya, operacionet e PCRS janë ende në vazhdim për të trajtuar raste të vogla dhe të moderuara, ku pranon të paktën 250 pacientë të lënduar çdo ditë, tha organizata.

Në një deklaratë të mërkurën, Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi tha se të paktën 80,000 banorë në Gazën veriore janë tani pa mbulim shëndetësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme