OKB: Gaza, një nga vendet më të rrezikshme në botë. Situata po përkeqësohet çdo minutë

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka konsideruar Gazën si një nga vendet më të rrezikshme në botë.
Sipas OKB-së, qasja në zonë është gati e pamundur dhe komunikimi është i dobët. Ndërsa bën të ditur se agjencia kryesore e OKB-së që vepron në Gaza ka konstatuar se enklava tani është bërë “një nga vendet më të rrezikshme në botë”.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt ka nënvizuar se situata po “përkeqësohej çdo minutë” me një valë të re refugjatësh në jug të zhvendosur nga bombardimet izraelite të mërkurën.
Ndërkaq, organizatat humanitare kanë bërë thirrje që t’i jepet fund sulmeve. UNRËA vë në dukje rrezikun për jetën në Rripin e Gazës, organizata humanitare Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij) bëri thirrje gjithashtu që ti jepet fund luftës në Gaza.
Sipas kësaj organizate, furnizimet mjekësore ishin jashtëzakonisht të ulëta në Spitalin e Martirëve Al-Aksa të Gazës qendrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




