Korrupsion dhe mashtrime me fondet e fushatës, republikani Santos përjashtohet nga Dhoma e Përfaqësuesve

Karriera e shkurtër e republikanit të paditur George Santos në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së mori fund të premten,
Republikanët kanë votuar për përjashtimin e kolegut të tyre, George Santos pas akuzave për korrupsion dhe mashtrim me paratë e fushatës.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi 311-114 për të përjashtuar Santosin ndërsa pak para votimit, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson u shpreh se do të votonte kundër përjashtimit.
35-vjeçari Santos ka pranuar se ka fabrikuar pjesë nga biografia e tij dhe prokurorët federalë e akuzojnë atë për pastrimin e fondeve të fushatës dhe mashtrimin e donatorëve. Në fillim të nëntorit Santosi i mbijetoi përjashtimit kur 182 nga kolegët e tij republikanë dhe 31 demokratë votuan kundër largimit të tij me arsyetimin se më parë duhet të zgjidhet çështja penale për të marrë më pas një vendim përfundimtar, transmeton Reuters.
Një hetim bipartizan i Kongresit muajin e kaluar zbuloi se Santos shpenzoi pothuajse 4 mijë dollarë për trajtime spa, përfshirë Botox, nga llogaria e tij e fushatës në Kongres. Gjithashtu, bëhet e ditur se ai ka shpenzuar më shumë se 4,000 dollarë nga paratë e fushatës në dyqanin luksoz Hermes dhe bëri “blerje më të vogla” nga OnlyFans, një platformë në internet e njohur për përmbajtje seksuale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




