Tetë cisterna mbërrijnë në Gazën jugore, pjesë e armëpushimit të përkohshëm

Katër cisterna me karburant dhe katër të tjera që transportonin gaz gatimi kanë mbërritur në Gazën jugore, kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Dorëzimi është pjesë e armëpushimit të përkohshëm të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit.
Mbërritja e kamionëve me ndihma në Gaza është një shenjë se është duke u zhvilluar armëpushimi.
IDF tha se karburanti dhe gazi u transferuan nga Egjipti në organizatat humanitare të OKB-së përmes pikës kufitare Rafah.
“Kjo u miratua nga qeveria izraelite si pjesë e pauzës dhe kornizës për lirimin e pengjeve, siç është rënë dakord me SHBA-në dhe ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti”, njoftoi IDF ndërsa shtoi se 200 kamionë shtesë ndihma do të hyjnë në Gaza çdo ditë për të ofruar ndihma dhe furnizime mjekësore”
Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




