Vetoja në marrjen e vendimeve, Parlamenti Europian propozon ndryshimin e traktatit të BE

Botë | 3 vite më parë

Parlamenti Evropian miratoi një raport përmes së cilit propozon ndryshimin e traktatin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që blloku të jetë më i efikas dhe që të reformohet në të ardhmen.

Në propozimin e PE-së është përfshirë heqja e të drejtës së vetos në vendimet e Këshillit dhe që vendimet të mund të kalojnë me shumicë të kualifikuar.

Kjo do të evitonte në të ardhmen situata në të cilat ndonjë shtet anëtar do të bllokonte ndonjë vendim, siç ndodh tani.

Propozimet e PE-së janë në përputhje edhe me mendimet që janë shprehur nga qytetarët evropianë gjatë konsultimeve në Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Po ashtu, PE-ja ka propozuar që Komisioni Evropian të ketë më pak anëtar sesa që ka vende anëtare të BE-së. Sipas propozimit, Komisioni më pas do të quhej “Pushteti ekzekutiv europian” dhe do të kishte 15 anëtarë dhe gjatë formimit të tij do të merrej parasysh edhe balanca gjeografike.

Propozimi i PE-së parasheh që të krijohet edhe mundësia e votimit të mosbesimit ndaj komisionarëve individualë. Por, shtetet më të vogla janë shprehur kundër këtyre ndryshimeve nga frika se me to do të zvogëlohet ndikimi i tyre, pasi ato duan që secili vend anëtar të jetë i barabartë, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme