Marrëveshja për armëpushim, Netanjahu: Lufta ndaj Hamasit vazhdon

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar se lufta kundër grupit militant palestinez Hamas vazhdon, pavarësisht nga marrëveshja për një armëpushim të shkurtër dhe lirimin e disa pengjeve të marra në bastisjen vrastare në Izraelin jugor më 7 tetor.

“Lufta vazhdon. Ne do vazhdojmë derisa të kemi arritur fitoren e plotë”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për shtyp që tani transmetohet drejtpërdrejt në TV.

Netanjahu ka falënderuar aleatët që kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjes me Hamasin për lirimin e dhjetëra pengjeve nga Gaza, në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, shkruan The Guardian.

Por ai tha se Izraeli nuk do të ndalojë së luftuari derisa të gjithë pengjet të nxirren nga Gaza.

Gjithashtu, Netanjahu ka deklaruar se Kryqi i Kuq do të jetë në gjendje të vizitojë pengjet e mbetura të mbajtura në Gaza

“Pres që Kryqi i Kuq të bëjë punën e tij, t’i vizitojë të gjithë dhe t’u sjellë ilaçet që u nevojiten”, u shpreh ai.

Zyra e Netanyahut pretendoi të martën në mbrëmje se Izraeli kishte negociuar me sukses përfshirjen e një klauzole në marrëveshjen e pengjeve që KNKK të vizitonte të gjithë pengjet e Gazës që mbeten në Gaza pas marrëveshjes.

Por Kryqi i Kuq lëshoi një deklaratë të mërkurën në mëngjes duke thënë se nuk është përditësuar në lidhje me planet, të cilat përfshijnë drejtpërdrejt stafin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme