Shefja e UNICEF-it: Gaza vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë

Botë | 3 vite më parë

Shefja e agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF e ka cilësuar Rripin e Gazës si vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët, Catherine Russell tha se marrëveshja e armëpushimit e arritur me vështirësi midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të mjaftonte për të shpëtuar jetën e tyre.

Më shumë se 5,300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, që përbën 40% të vdekjeve.

“Kjo është e paprecedentë”, tha Russell.

Rusell shpjegoi se ishte e tronditur nga ajo që pa në një vizitë të fundit në jug të Gazës.

Përveç bombave, raketave dhe armëve, fëmijët e Gazës janë në rrezik ekstrem nga kushtet katastrofike të jetesës.

Russell përsëriti thirrjen e saj për punonjësit humanitarë që të kenë qasje të qëndrueshme të sigurt në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme