Lufta me Izraelin, qindra palestinezë të paidentifikuar varrosen në një varr masiv

Më shumë se 100 palestinezë të paidentifikuar janë varrosur në një varr masiv në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
“Ata u vranë dhe familjet dhe të afërmit e tyre nuk dinin asgjë për ta. Ne nuk njohim asnjë prej tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, Bassam Dababesh.
Të vdekurit, mes të cilëve edhe fëmijë, u vranë në zonat e veriut të Gazës, por po varrosen në jug, sipas një punonjësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ata do të varrosen këtu në Khan Younis sepse ne nuk mund t’i varrosnim në qytetin e Gazës. Ne e gërmuam këtë varr masiv që ata të varrosen në mënyrë që shoqëria jonë të shmangë erërat, dekompozimin dhe ndotjen. Këta trupa dhe shpirtra po nderohen duke i varrosur në këtë varr – kështu që shpirtrat e tyre të pushojnë dhe kështu ata të mund të takojnë krijuesin e tyre”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




