Kalime ilegale të emigrantëve, Finlanda do të mbyllë tre nga katër pikat e fundit kufitare të mbetura me Rusinë

Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë tre nga katër pikat e fundit kufitare të mbetura me Rusinë, pas dyshemeve se Moska ka orkestruar një krizë migracioni.
“Qeveria ka vendosur sot të mbyllë më shumë pika kufitare. Vetëm vendkalimi Raja-Jooseppi do të mbetet i hapur”, tha kryeministri finlandez Petteri Orpo në një konferencë për shtyp.
Zyrtarët kanë njoftuar se rojet kufitare dhe ushtarët kanë filluar të ngrenë barriera, duke përfshirë pengesa betoni me tela me gjemba në pikat e kalimit në kufirin e gjatë të vendit nordik me Rusinë për të kontrolluar më mirë fluksin e emigrantëve pa dokumente.
Rreth 600 emigrantë pa viza dhe dokumentacion të duhur, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, mbërritën në Finlandë në nëntor, krahasuar me disa dhjetëra në shtator dhe tetor.
Por, Kremlini “ka shprehur keqardhje” për vendimin e Finlandës për të mbyllur pikat e kontrollit dhe ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve finlandeze se Rusia ka inkurajuar fluksin e emigrantëve në kufi për të ndëshkuar Finlandën, për shkak të anëtarësimit në NATO.
Gazetar A. Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




