Putin në Samitin e G20, presidenti rus thotë se Ukraina nuk pranon negociata

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin iu drejtua udhëheqësve të G20-ës për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë  se ishte e nevojshme të mendohej se si të ndalohej “tragjedia” e luftës në Ukrainë dhe shtoi se Moska nuk ka refuzuar kurrë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Kivein. 

“Po, sigurisht, veprimet ushtarake janë gjithmonë një tragjedi,” tha Putin në takimin virtual të G20 të thirrur nga kryeministri indian Narendra Modi. “Dhe sigurisht, ne duhet të mendojmë se si ta ndalojmë këtë tragjedi. Meqë ra fjala, Rusia nuk ka refuzuar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën”.

Nuk është Rusia, por Ukraina, ajo që ka shpallur publikisht se po tërhiqet nga procesi i negociatave. Për më tepër, është nënshkruar një dekret, një dekret i kreut të shtetit që ndalon negociata të tilla me Rusinë”, tha Putin.

Kreu i federatës ruse foli edhe për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë në mbarë botën, për të cilat tha se janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikave makroekonomike të konceptuara keq të disa shteteve.

“Stresi i madh që po përjeton ekonomia botërore është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave makroekonomike të konceptuara keq të disa shteteve. Këto veprime u justifikuan si një luftë kundër pandemisë dhe të tjera. Dhe injektimi i triliona dollarëve dhe eurove në ekonomi. dhe në sistemin bankar sigurisht që ka provokuar një rritje të inflacionit global dhe një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë”, tha presidenti rus.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme