Lufta në Gaza – Shkon në 12 mijë numri i palestinezëve të vrarë, rreth 4 mijë të zhdukur

Të paktën 12,000 palestinezë, duke përfshirë 5,000 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas zyrtarëve të Hamasit.
Ismail Thawabta, drejtori i përgjithshëm i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit në Gaza, tha se kishte 3,750 persona të zhdukur, përfshirë 1,800 fëmijë, të cilët janë ende nën rrënoja.
Në një përditësim të premten, Thawabta u tha gjithashtu gazetarëve se të paktën 200 mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




