Blinken përsërit qëndrimin e SHBA-ve:  Gaza nuk mund të ripushtohet nga Izraeli

Botë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë të ditur se Hamasi “po rrezikon të gjithë, duke u futur me civilë në spitale, shkolla dhe rezidenca civile”.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve ABC Blinken u pyet nëse ishte i sigurt se kishte qendra komandimi në tunelet nën spitalin Al-Shifa. Ai me vendosmëri tha: “Po”.

Ai u pyet gjithashtu nëse SHBA-të e mbështesin Izraelin në Gaza pas përfundimit të luftës dhe u përgjigj: “Ne nuk e bëjmë”. Ndërsa vazhdoi duke theksuar se “nuk mund të ketë një ripushtim të Gazës nga Izraeli. Ashtu si Gaza nuk mund të vazhdojë të përdoret si një platformë për të nisur sulme terroriste”

“Ne duhet të ecim përpara aty ku palestinezët kanë të drejta politike dhe ata kanë aftësinë për të qeverisur veten në shtetin e tyre”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme