Ndryshimet klimatike/BE marrëveshje për reduktimin e emetimeve të metanit

Negociatorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të mërkurën një marrëveshje për rregullat e reja për reduktimin e emetimeve të metanit. KE tha se për më shumë se një shekull, metani, në krahasim me dioksidin e karbonit, ka qenë 28 herë më i fuqishëm në ngrohjen globale.
“Dokumenti është thelbësor për arritjen e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së dhe reduktimin e emetimeve neto të gazeve serrë me të paktën 55% deri në vitin 2030” thuhet në reagimin e KE-së.
Marrëveshje, e cila duhet të miratohet zyrtarisht për t’u shndërruar në ligj, u arrit dy javë para nisjes së Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, që do të mbahet në Dubai.
Marrëveshja kërkon masa të reja për të monitoruar emetimet e metanit, sidomos ato të sektorit që prodhon energji me naftë të papërpunuar.
Ndërsa Organizata Botëtore Meteorologjike gjatë prezantimit të një raporti paralajmëroi se nivelet e gazit serrë në atmosferë kanë arritur sërish nivele rekord.
Në raport theksohet se sot në atmosferë krahasuar me periudhën paraindustriale ka 150% më shumë dioksid karboni, 264% më shumë metan dhe 124% më shumë oksid azoti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




