Blinken: Shumë palestinezë janë vrarë!

Botë | 3 vite më parë

Pasi Izraeli ra dakord për ndëprerjen e opercioneve të tij ushtarake për katër orë në ditë në Gaza, të cilat do t’i njoftojë tre orë para fillimit të tyre në disa zona speciike si dhe përgjatë korridoreve humanitare, sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken ( Antoni Blinken ) u shpreh nga Nju Delhi i Indisë se është arritur një lloj përparimi përsa i përket mbrojtjes së civilëve palestinezë, por që ende nevojitet shumë më tepër për t’u bërë për të minimizuar vdekjet e civilëve dhe për t’i furnizuar ata me ndihma humanitare.  

“Vlerësojmë faktin se Izraeli njoftoi ndërprerjet katërorëshe të operacioneve. Këto hapa do të shpëtojnë jetë dhe do të mundësojnë dorëzimin e më shumë ndihmave tek palestinezët. Në të njëjtën kohë, nevojitet ende shumë më tepër për t’u bërë për mbrojtjen e civilëve si dhe për të garantuar se ata do të marrin ndihmat humanitare. Shumë e shumë palestinezë janë vrarë, shumë e shumë kanë vuajtur gjatë këtyre javëve të fundit” tha sekretari amerikan i shtetit.
 
Përgjatë nëntë ditëve të fundit, Blinken ndëmorri një tur maratonë vizitash në tetë vende ku përfshihen Izraeli, Bregu i pushtuar Perëndimor, Jordania, Iraku, Turqia, Japona dhe Korea e Jugut, në fokus të të cilave ishte kriza në Lindjen e Mesme. 

Në Turqi ndërkohë, me homologun e tij Hakan Fidan, Blinkeni ishte dakordësuar për shtimin e ndihmave humanitare për Gazën.  Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan tha gjatë takimit me Fidan, se Blikeni kishte treguar një përqasje pozitiive ndaj propozimit turk për dërgimin në Gaza të deri në 500 kamionëve me ndihma në ditë. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme