Izraeli, akuza ndaj gazetarëve të huaj dhe mediave që i punësojnë

Botë | 3 vite më parë

Ministri izraelit i komunikacionit ka akuzar aktër media të huaja se kanë punësuar bashkëpunëtorë të Hamasit, të cilët kishin patur dijeni për sulmet ndaj izraelit që para se ato të ndodhnin. 

“Individë të caktuar brenda organizatës suaj, përfshi fotografë dhe të tjerë, kishin paraprakisht dijeni për këto veprime të tmerrshme dhe kanë mbajtur lidhje shqetësuese me agresorët”, u shpreh Shlomo Karhi në një postim në X  Rojters, Associated Press CNN dhe New York Times, duke iu referuar katër fotoreporterëve palestinezë që kanë qenë bashkëpunëtorë të jashtëm për këto media. 

Këta të fundit ndërkohë hodhën poshtë akuzat. “Asnjë pjesëtar i stafit të Associated Press nuk ka qenë në kufi dhe nuk kaloi kufirin në kohën e sulmeve”, bëhet e ditur në deklaratën e kësaj agjencie, që gjithashtu sqroi se kishte ndëprerë bashkëpunimim me fotoreporterin Hassan Eslaiah, i cili është parë në një fotografi me udhëheqësin e Hamas Jahja Sinuar.  

Edhe CNN  bëri të ditur se ka pezulluar të gjitha kontaktet me një tjetër bashkëpunëtor të jashtëm. 
New York Times ndërkohë mbrojti punën e bashkëpunëtorëve të saj për mbulimin e luftës, dhe akuzat i ka cilësuar si të pavërteta. 

Edhe Reuters mohoi të ketë patur  paraprakisht dijeni për planet. 

Në pamje të fotografuara nga katër fotoreporterët e Gazës duket edhe një tank izraelit që digjet, palestinzët që thyejnë gardhin e sigurisë në një vendbanim izraelit dhe pamje nga vetë sulmi i Hamas. Karhi thotë se ata kishin qenë të pranishëm kur ndodhi sulmi dhe dokumentuan tmerret duke u bërë kështu pjesëmarës në to. 

Akuzat e ministrit izraelit erdhën pas një sugjerimi të faqes së interentit pro izraelit “Honest Report” sipas së cilës prania e fotografëve mund të ketë qenë pjesë e planit të Hamas. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme