Greqi/ Tërmet në Evia, panik te qytetarët. Nënkryetari i Bashkisë: Kam frikë se do të kemi shumë dëme

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte (3 nëntor) në shumë zona të Atikës.
Konkretisht, epiqendra ndodhet 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia, ndërsa thellësia fokale është 14.2 kilometra, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik.
Pak minuta më vonë, pasuan një sërë pasgoditjesh me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter. Tërmeti shkaktoi panik te qytetarët të cilët kanë lënë me shpejtësi banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.
Nënkryetari i bashkisë së zonës, Yiannis Kantzouras shprehet se dëmet e shkaktuara nga tërmeti mund të jenë të mëdha.
“Tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë , të gjithë kanë dalë në rrugë, njerëzit po dridhen nga mundësia e një tërmeti më të madh. Kam frikë se do të kemi shumë dëme”, tha ai.
Nga ana e tij, guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, theksoi se në zonë ka disa rrëshqitje dheu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



