DASH: SHBA vlerëson se Izraeli nuk ka kryer krime lufte në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka bërë të ditur se SHBA nuk ka nisur asnjë proces deri më tani për të vlerësuar nëse Izraeli ka kryer krime lufte gjatë konfliktit me Hamasin.

“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me ta [Izraelin] drejtpërdrejt, siç do ta themi publikisht, se presim që në të gjitha aktivitetet e tyre, të gjitha fushatat e tyre ushtarake, ata të jenë në përputhje me ligjet e luftës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë. Miller në një konferencë shtypi.

I pyetur për civilët që Izraeli ka vrarë në sulmet e tij në kampin e refugjatëve Jabalya në Gaza, Miller tha se departamenti është “thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetës civile”, por nuk do t’i dënojë sulmet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme