OKB: Mbi gjysmë milionë palestinezë në Gaza janë zhvendosur brenda vendit

Rreth 1.4 milionë nga 2.2 milionë, banorë të Rripit të Gazës janë zhvendosur tashmë brenda vendit – dhe ka pasur një përshkallëzim të shpejtë të numrave që kur Izraeli urdhëroi njerëzit në veri të evakuoheshin më 13 tetor.
OKB-ja ka bërë të ditur se pa furnizimet me karburant që hyjnë në Gaza, operacioni i saj humanitar do të pushojë deri në fund të së nesërmes.
Aktualisht janë gati 590,000 njerëz të strehuar në 150 objekte të përcaktuara si strehimore emergjente – shumica e të cilave janë ndërtesa shkollore të operuara nga OKB.
Paralajmërimet janë lëshuar për mbipopullimin, pasi OKB thotë se kjo është më shumë se dyfishi i kapacitetit të objekteve emergjente. Për t’ju dhënë një kuptim të numrit të njerëzve në Gaza që janë zhvendosur që nga 8 tetori, paraqitet si në grafikun e mëposhtëm:

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




