Meksikë – 13 oficerë policie të vrarë në një sulm të armatosur në jug të vendit

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 13 oficerë policie janë vrarë të martën gjatë një sulmi të armatosur në Meksikën Jugore, njofton ATSH duke ju referuar mediave lokale.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Guerreros, “Mes viktimave ishte edhe shefi i policisë lokale në qytetin e Coyuca de Benítez”,

Motivi i sulmit fillimisht ishte i paqartë.

Sipas raportimeve të medias, oficerët po lëviznin me disa automjete kur ranë pritë.

Kojuka De Benites ( Coyuca de Benítez )ndodhet në bregun e Paqësorit, ku disa organizata kriminale luftojnë për kontrollin e rrugëve të kontrabandës së drogës.

Shefi i mëparshëm i policisë kishte dhënë dorëheqjen në janar pas një atentati ndaj tij.

Meksika, një vend me 126 milionë banorë, ka vuajtur nga krimi i lartë dhe pandëshkueshmëria e përhapur për vite me radhë.

Në vitin 2022, u raportuan përafërsisht 32 000 vrasje.

Shumica e krimeve nuk zbardhen asnjëherë.

Marrë nga ATSH

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme