Mbante rekordin Guinness/ Ngordh në moshën 31-vjeçare Bobi, qeni më i vjetër në botë

Botë | 3 vite më parë

Qeni Bobi më i vjetëri në botë ngordhi në moshën 31 vjeç e 165 ditë.  Mbajtësi i rekordeve Guinness Bobi, një race e pastër Rafeiro do Alentejo, ngordhi në shtëpinë e tij në Portugali.

Raca e tij ka një jetëgjatësi prej 12-14 vjetësh. Dhe , pronari i Bobit, Lionel Costa, jetëgjatësinë e qenit të tij ia atribuoi një sërë faktorësh, duke përfshirë të jetuarit e një jete të qetë në fshat, duke mos e lidhur kurrë me zinxhirë dhe duke ngrënë gjithmonë “ushqim që hanin vetë”.

Bobit i pëlqente të bënte shëtitje, por kohët e fundit ai kishte vështirësi të lëvizte. Por kohët e fundit qimet po i binin, shikimi po i dobësohej dhe shumicën e kohës ai e kalonte shtrirë- tha Costa.

Majin e kaluar pronari i qenit organizoi një festë ditëlindjeje, ku më shumë se 100 persona morën pjesë.

Bobi theu rekordin e mëparshëm që mbante qeni i një bariu australian që nga viti 1939, i cili kishte ngordhur në moshën 29 vjeç e 5 muaj.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme