Zelensky telefon Stoltenberg: Duam të integrohemi në NATO

Botë | 3 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të biseduar rreth marrëveshjeve të arritura në samitin e NATO-s në Lituani javën e kaluar, si dhe rënien e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

“Ne diskutuam zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit të Vilnius dhe veprimet e mëtejshme në lidhje me integrimin e Ukrainës në NATO.

Ne ndamë vlerësime për situatën aktuale në Detin e Zi dhe rreziqet që ajo paraqet për sigurinë globale të ushqimit.

Ne identifikuam gjithashtu me z. Stoltenberg prioritetin dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zhbllokimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të korridorit të grurit të Detit të Zi”, shkruan Zelensky në Twitter.

Stoltenberg gjithashtu postoi në Twitter çështjet e diskutuara me Zelenesky-in duke përsëritur se Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë.

Në komunikatën e saj aleanca ushtarake thekson “se e ardhmja e Ukrainës është në NATO”. Aleanca, megjithatë, bëri një lëshim të madh për Ukrainën duke hequr një pengesë kryesore në procesin e aplikimit: kërkesën për një plan veprimi për anëtarësim.

Udhëheqësit e vendeve të G7 zbuluan gjithashtu një deklaratë të re të mbështetjes për Ukrainën në samitin që synon të forcojë aftësitë ushtarake të vendit të shkatërruar nga lufta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme