Ministria britanike e mbrojtjes, arrestimi i Girkin mund të shtojë pakënaqësitë në ushtrinë ruse

Arrestimi nga autoritetet ruse i Igor Girkin, një ish officer i inteligjencës ruse që tashmë njihet për blogun e tij pro luftës në Ukrainë, ka shumë gjasa që të shtojë pakënaqësitë mes elementëve në ushtrinë ruse, por edhe blogerëve të tjerë ushtarakë të atij vendi.
Në raportin e saj më të fundit, ministria britanike e mbrojtes u shpreh se prej kohës Girkin kishte qenë kritik ndaj përqasjes së ministrisë ruse të mbrojtes ndaj luftës në ukrainë, por gjatë ditëve të fundit, komentet e tij kritikonin në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin Vladimir Putin dhe kohën që ai ka qenë në pushtet.
Ish komandant i forcave separatist ruse në lindje të Ukrainës, i cili është dënuar nga një gjykatë hollandeze për shkak të sulmit të vitit 2014 ndaj avionit të Malasya Airlines ku humbën jetën 298 persona, u arrestua të premten pasi u akuzua për ekstremizëm.
Girkin ka luajtur një rol madhor në luftën e rusisë në Donbas që nga viti 2014, dhe përgjatë vitit të fundit ka qenë për disa muaj në linjën e frontit.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




