Lufta/ Sulm në një depo me municione, mbyllet ura e Krimesë

Botë | 3 vite më parë

Një sulm me dron në një depo municioni në Krime ka çuar në mbylljen e urës, evakuimin e civilëve dhe ndërprerjen e transportit, kanë thënë autoritetet ruse. Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë së pushtuar i vendosur nga Rusia i, akuzoi se Ukraina qëndronte pas sulmit, teksa tha se banorët që jetonin brenda 5 kilometrave nga shpërthimi po evakuohen.  

 “Sipas të dhënave paraprake, nuk ka pasur dëme apo viktima”, shkroi Aksyonov në një postim në Telegram.

Ura, e cilësuar shpesh si ura e Krimesë, u hap në vitin 2018 dhe mundëson aksesin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë, territori ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014.

Ura është bërë një simbol i pushtimit rus dhe është gjithashtu një rrugë e rëndësishme ri-furnizimi për forcat ruse në Ukrainën jugore.

Të hënën, një shpërthim në urë vrau dy persona dhe dëmtoi rrugën, por linja hekurudhore, e cila shkon paralel me të, nuk u dëmtua. Kremlini fajësoi Kievin për sulmin e së hënës dhe tha se Ukraina kishte kryer një akt “terrorist”. Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të hakmerret dhe akuzoi Ukrainën për një sulm “të pakuptimtë” dhe “mizor”./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme