SHBA, 1.3 mld dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

SHBA ka bërë të ditur se do të ndihmojë Ukrainën me 1.3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në ditët në vijim.

Lajmin e kanë bërë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters, sipas të cilëve paketa e armëve pritet të përfshijë mbrojtje ajrore, sisteme kundër dronëve, dronë shpërthyes dhe municione.

Për më tepër, Ukraina do të marrë shumë sisteme kundër-drone të prodhuara nga DroneShield Ltd të Australisë së bashku me radarët, sensorët dhe sistemet e analizës.

Uashingtoni përdor fondet në programin e tij të Iniciativës për Asistencën e Sigurisë në Ukrainë (USAI), duke lejuar administratën e Presidentit Joe Biden të blejë armë nga industria në vend që të tërheqë nga stoqet, transmeton Al Jazeera. 

Në vitin fiskal 2023, nga 1 tetori 2022 deri më 30 shtator 2023, Pentagoni ka ofruar më shumë se 10.8 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën në kuadër të programit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme