Shpëtohet australian dhe qeni i tij pasi kaluan dy muaj të ngecur në Oqeanin Paqësor

Ka mbijetuar për dy muaj në Oqeanin Paqësor sëbashku me qenin e tij, por tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Austrliani Tim Shaddok, 51 vjeç, dhe qeni i tij Bella u nisën nga Meksika drejt Polinezisë Franceze në muajin prill, por pak pas nisjes barka e tyre u dëmtua nga një stuhi, e cila shkatërroi të gjitha pajisjet elektronike të mjetit.
51 vjecari u detyrua t’i nënshtrohej fatit, ndërkohë që për të mbijetuar u detyrua të ushqehej me peshk të gjallë dhe të pinte ujin e shiut.
Pas dy muajsh, një helikopter arriti ta shquante barkën në ujërat meksikane. Një peshkarexhe u dërgua në ndihmë të tij. Mjeku në bord të peshkarexhes bëri të ditur se Shaddok ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke patur parasysh rrethanat. Ai do të dërgohet në Meksikë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të marrë trajtim të mëtejshëqm nëse do të shihet e nevojshme.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




