Tramp: Gjyqi të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës

Ish presidenti amerikan Donald Tramp ka kërkuar që gjyqi ndaj tij për keqpërdorim të dosjeve të klasifikuara të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës.
Në një kërkesë që avokatët e tij kanë paraqitur pranë organeve përkatëse, argumentohet se data 11 dhjetor që është propozuar për mbajtjen e këtij gjyqi nuk i jep ekipit ligjor të Trampit kohën e duhur për t’u përgatitur. Si tjetër arsye për mosmbajtjen e gjyqit në atë datë ata kanë cituar sfidat në gjetjen e një jurie të paanshme që nuk mund të ndikohet nga zgjedhjet e vitit të ardshëm.
Gjatë një seance dëgjimore që u mbajt në Majami të Flodiras muajin e shkuar, Trump i vetëdeklarua i pafajshëm për 37 akuza që prokurorët kanë ngritur ndaj tij në lidhje me mbajtjen e jashtëligjmeve të dokumenteve të klasifkuar në rezidencën e tij të Mara a Lagos, si dhe në lidhje me përpjekjet që synonin pengimin e qeverisë federale për të rimarrë në zotërim dokumentet në fjalë.
14 gushti u vendos fillimisht të ishte data e gjyqit ndaj Trampit, por më pas u vendos 11 dhjetori për t’i dhënë kohë palëve që të përgatiteshin. Këtë shtyrje e kishin kërkuar prokurorët duke e ditur se mbrojtja do ta kundështonte atë datë.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




