SHBA: Ukraina duhet të plotësojë standardet përpara se të bëhet anëtare e NATO-s

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për Komunikimet Strategjike, John Kirby ka deklaruar Ukraina duhet ende të përmbushë kushtet përpara se të mund të anëtarësohet në NATO.
“Ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO. Dua të them, kjo është diçka për të cilën aleanca ra dakord në vitin 2008. Tani ka disa reforma – qeverisje të mirë, sundim të ligjit, reforma politike – mbi të cilat Ukraina duhet të punojë, dhe ne e kuptojmë se është e vështirë të punosh për disa nga ato reforma kur je në luftë. Sigurisht, ata janë në luftë tani.
Pra, anëtarësimi në NATO në të ardhmen e afërt nuk ka gjasa të ndodhë sepse kjo do ta vinte NATO-n në luftë me Rusinë”, është shprehur Kirby.
Megjithatë, Kirby tha se SHBA është zhgënjyer nga Zelensky, i cili kritikoi ashpër qëndrimin në diskutimet e samitit që mbahet në Lituani mbi rrugët e mundshme drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




