Bullgaria ndihmon Ukrianën në sektorin e mbrojtes, Zelensky: Ka shpëtuar shumë jetë

Presidenti i Ukrainës, Zelensky tha se Ukraina dhe Bullgaria kanë rënë dakord për bashkëpunim më aktiv në sektorin e mbrojtjes dhe se ai e kishte ftuar Sofjen të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov në Sofje, Zelenskyy tha se “ne diskutuam për ndihmën ushtarake që Bullgaria i jep vendit tonë. Ne llogarisim vazhdimin e bashkëpunimit, i cili tashmë ka shpëtuar shumë jetë.”
Gjithashtu falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e tyre. Zelensky e ftoi Bullgarinë të marrë pjesë në përpjekjet e rindërtimit në Ukrainë, veçanërisht në rindërtimin e sektorit të arsimit.
Bullgaria është një anëtare e NATO-s dhe pjesë e Bashkimit Evropian, dy grupime perëndimore që Ukraina shpreson të bashkohet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




