Lukashenko: Shefi i Wagner, Prigozhin është në Rusi

Botë | 3 vite më parë

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është në Rusi. Vendodhjen e tij e njofton udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, sipas BBC.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim dy-ditor në Rusi gjatë muajit të kaluar.

Vendndodhja e Prigozhin ka qenë një mister që kur ai u pa në Rusinë jugore gjatë rebelimit.

Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, akuzat kundër Prigozhin u hoqën dhe ai do të lejohej të transferohej në Bjellorusi.

Lukashenko ndërmjetësoi një marrëveshje sipas së cilës Prigozhin do të transferohej në Bjellorusi. Si pjesë e së njëjtës marrëveshje, trupave të Wagner-it iu dha mundësia që të regjistroheshin në ushtrinë ruse ose agjencitë e zbatimit të ligjit, të ktheheshin te familja dhe miqtë e tyre, ose të shkonin në Bjellorusi.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme