Dronët amerikanë vihen në rrezik nga avionë luftarakë rusë

Ushtria amerikane ka publikuar pamje ku duken avionë luftarakë rusë që fluturojnë në mënyrë të rrezikshme pranë disa dronëve amerikanë mbi Siri. Qendra amerikane e forcave ajrore u shpreh se video e incidentit tregonte se si avionë rus SU-35 po lëviznin shumë pranë dronëve MQ-9 Reapers, duke i detyruar këta të fundit të ndërmerrnin manovra për të shmangur përplasjen.
Dronët në fjalë po zhvillonin një mission për grupin terrorist të shtetit islamik.
Ndërkohë, marina amerikane ka ndërhyrë për të mos lejuar Iranin të sekuestronte dy anije tregtare cisternë në Gjirin e Omanit, sulmi më i fundit ky i ndërmarë që nga viti 2019 ndaj anijeve që kalojnë në atë zonë.
Marina amerikane u shpreh se një mjet detar iranian i ishte afruar një anijeje cistern që transportonte naftë me flamur të ishujve Marshall në ujërat territoriale në Gjirin e Omanit. Mjeti Iranian u largua nga vendjarja kur atje mbërriti destrojeri i marinës amerikane USS McFaul. Tre orë pas këtij invidenti, marina amerikane mori një telefonatë nga cisterna Richmond voyager me flamur të Bahamasit, ndërkohë që ky mjet ndodhej rreth 32 kilometra nga bregu i Muskatit në Oman, dhe po kalonte transit në ujërat ndërkombëtare.
Para se destrojeri McFaul të shkonte në ndihmë të mjetit, iranianët qëlluan shumë herë ndaj anijes cisternë, por pa shkakatuar dëme në njerëz apo dëmtuar në mënyrë të rëndë mjetin. Iranianët sërish u larguan sapo në vendngajrje shkoi anija e marinës amerikane.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




