Rusia sulmon me raketë ndërtesën e banimit në Lviv, humbin jetën 4 persona. Zelensky: Do ketë kundërpërgjigje

Një sulm me raketa ruse mbi një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor të Lviv, u ka marrë jetën 4 personave dhe janë plagosur nëntë të tjerë.
Raketa ruse goditi drejtpërdrejtë ndërtesën e banimit, duke shkatërruar kështu katin e tretë dhe të katërtin. Sakaq, persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për shpëtimin e tyre.
Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, i cili ka bërë me dije se shtatë persona janë shpëtuar nga poshtë rrënojave, ndërsa 64 të tjerë janë evakuuar.
Ngjarja nxiti dhe reagimin e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa u betua se do i kundërpërgjigjet sulmit raketor rus.
“Do të ketë patjetër një përgjigje ndaj armikut. Një e prekshme“, tha Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




