Fëmijët e rrëmbyer nga Rusia/ I dërguari i Papës: Po punojmë për kthimin e tyre në Ukrainë

I dërguari për paqen i Papa Françeskut për Ukrainën, kardinali Matteo Zuppi ka bërë të ditur se ai po punon për një mekanizëm që mund të sigurojë kthimin e fëmijëve që sipas Kievit janë rrëmbyer në Rusi.
“Ne do të shohim se si mund të fillojmë mekanizmin për fëmijët [dhe] ndihmën siç kemi thënë në frontin humanitar, veçanërisht fëmijët që duhet të jenë në gjendje të kthehen në Ukrainë”, tha Zuppi gjatë një prezantimi të librit në Romë.
Zuppi u shpreh gjithashtu se e kishte diskutuar personalisht këtë çështje me Papa Françeskun.
Kardinali italian vizitoi Moskën javën e kaluar dhe më parë ishte në kryeqytetin ukrainas, transmeton Al Jazeera.
Vatikani i ka përshkruar përpjekjet e tij si “që synojnë identifikimin e nismave humanitare, të cilat mund të hapin rrugë drejt paqes”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




