Kryengritja e Vagnerit/ Putini: Rusia më e bashkuar se kurrë. Ukraina, shtet armiqësor

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij është më i bashkuar se kurrë më parë, veçanërisht pas kryengrijes së dështuar të grupit Vagner.

Putini falënderoi vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait gjatë takimit për mbështetjen e autoriteteve ruse gjatë rebelimit të drejtuar nga shefi i Vagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Gjithashtu, Putini akuzoi Perëndimin për kthimin e Ukrainës në “një shtet praktikisht armiqësor – anti-Rusi”.

Samiti i dha Putinit një mundësi për të treguar se ai vijon të mbetet në pushtet teksa kryengritja e Vagnerit krijoi pikëpyetje rreth përçarjes së elitave ushtarake ruse, transmeton Al Jazeera.

“Solidariteti dhe përgjegjësia për fatin e atdheut u demonstrua qartë nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria qëndroi si një front i bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur”, tha Putin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme