Vendi i parë në botë, Australia legalizon përdorimin e drogës së kërpudhave “magjike” dhe MDMA për problemet e shëndetit mendor

Botë | 3 vite më parë

Australia është bërë vendi i parë në botë që legalizon përdorimin e drogave psikodelike për trajtimin e disa çrregullimeve të shëndetit mendor.  

MDMA, i njohur më mirë si ekstazi, dhe psilocybin, përbërësi kryesor psikoaktiv në kërpudhat “magjike” janë aprovuar për përdorim nga psikiatrët për kurimin e depresionit dhe çrregullimit të stresit post-traumatik.

Për përdorime të tjera, të dyja drogat janë ndryshe të paligjshme në Australi.

“Psilocybin dhe MDMA janë relativisht të sigurta kur përdoren në një mjedis të kontrolluar mjekësor nën mbikëqyrjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor të trajnuar siç duhet dhe në dozat që janë studiuar në provat klinike,” tha Administrata e Mallrave Terapeutike të Australisë.

Megjithatë, disa psikiatër dhe studiues janë të shqetësuar se masa mund të jetë e parakohshme, duke pasur parasysh se barnat në fjalë janë ende duke u testuar në prova klinike dhe nuk janë miratuar zyrtarisht për trajtimin e ndonjë çrregullimi të shëndetit mendor nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për përdorim klinik./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme