Kryengritja e Vagnerit/ Putin: Rebelimi i armatosur do ishte shtypur, u shmang vëllavrasja mes rusëve

Botë | 3 vite më parë

Në një fjalim drejtuar kombit, presidentit Vladimir Putin deklaroi këtë mbrëmje se rebelimi i armatosur i grupit Vagner do të ishte shtypur.

 “Solidariteti civil tregoi se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar një rebelim të brendshëm do të përfundojë me disfatë” tha Putin.

Putin u shpreh se luftëtarët e Vagnerit mund të regjistrohen në Ministrinë e Mbrojtjes, të kthehen në familjet e tyre ose të transferohen në Bjellorusi

Presidenti rus falënderoi luftëtarët e grupit Vagner që morën vendimin e duhur dhe ndaluan marshimin drejt Moskës.

 “Falënderoj ata ushtarë dhe komandantë të Grupit Vagner që morën vendimin E duhur – ata nuk shkuan për gjakderdhje vëllavrasëse, ata u ndalën në vijën e fundit”, tha Putin në një fjalim drejtuar kombit.

Ai tha gjithashtu se luftëtarët do të kenë “mundësinë për të vazhduar t’i shërbejnë Rusisë duke lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ose agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, ose të kthehen në familjet dhe miqtë e tyre. Kushdo që dëshiron mund të shkojë në Bjellorusi”, transmeton CNN. 

Gjatë fjalimit drejtuar kombit, Putin nuk e përmendi me emër liderin e Vagner, Yevgeny Prigozhin. Ky i fundit theu heshtjen e tij më herët në një mesazh audio,  i pari i tij që kur ra dakord të largohej nga Rusia për në Bjellorusi pas marrëveshjes për t’i dhënë fund kryengritjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme