Fshehu 1 kg kokainë në motorin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Botë | 3 vite më parë

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali për trafik droge. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është ndaluar për kontroll teksa udhëtonte në drejtim të Perugias, ku i është gjetur e fshehur në motorin e mjetit të cilin po drejtonte, një kilogram kokainë me vlerë 100 mijë euro.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar lëndën narkotike, makinën me të cilën po udhëtonte shqiptari, 490 euro dhe dy celularë, një prej të cilëve i pakodueshëm.

Sipas hetuesve, lënda narkotike e llojit kokainë, po të shitej me pakicë në treg, jepte 100 mijë euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme