Lufta/ Zelenksy: Kundërsulmi ndaj Rusisë i ngadaltë. S’jemi në Hollivud, rrezikohen jetë njerëzish

Botë | 3 vite më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përparimi në kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse ishte është më i ngadalshëm seç mund të mendohej.

Sipas Zelensky-t, Kievi nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta përshpejtuar kundërsulmin dhe t’i dërgojë trupat ukrainase nëpër fusha të rrezikshme e të minuara.

“Disa njerëz besojnë se ky është një film hollivudian dhe presin rezultate tani. Nuk është kështu. Kjo vë në rrezik jetët e njerëzve”, është shprehur Zelensky.

Ukraina thotë se kundërsulmi i parë i shumëpritur për shtatë muaj ka rimarrë tetë fshatra deri më tani. Megjithatë, sipas tij, forcat ukrainase deri më tani nuk kanë arritur ende në linjat kryesore të mbrojtjes.

Zelensky është shprehur se kundërsulmi nuk po shkonte si duhet sepse 200 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas ishin minuar nga forcat ruse.

“Çfarëdo që disa mund të duan, duke përfshirë përpjekjet për të na bërë presion, me gjithë respektin e duhur, ne do të përparojmë në fushën e betejës në mënyrën që ne e konsiderojmë më të mirën”, shtoi ai.

Pas një morie fitimesh të hershme, Kievi ka pretenduar se ka pushtuar vetëm një fshat shtesë gjatë javës së kaluar, fshatin Pyatikhatky.

Zyrtarët thanë të mërkurën forcat në jug po konsolidonin më së shumti arritjet e mëparshme, ndërsa trupat në lindje po frenonin sulmet ruse.

“Ata patën sukses të pjesshëm gjatë ditës së kaluar, ata janë konsoliduar në kufijtë që u arritën dhe ata e kanë barazuar vijën e frontit”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar, shkruajnë mediat britanike.

Ndërkaq, Perëndimi i ka dhënë tashmë Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, duke përfshirë qindra tanke dhe automjete të blinduara që përbëjnë thelbin e forcës që ajo është vendosur të ndërmarrë në kundërsulmin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme