Takimi Blinken-Xi/ Biden: Presidenti i Kinës është një diktator, u mërzit shumë kur qëllova balonën spiune

Një ditë pas takimit mes sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken me Presidentin kinez, Xi Jinping, presidenti amerikan Joe Biden e ka cilësuar homologun e Kinës si një diktator.
Gjatë një mbledhje fondesh në Kaliforni, Biden u ndal te rrëzimi i balonës kineze në fillim të këtij viti, duke thënë se Xi Jinping nuk e dinte se SHBA do e rrëzonte ‘tullumbace spiune’ prandaj përjetoi zhgënjim.
“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë kur e qëllova atë balonë me dy vetura plot me pajisje spiunazhi në të ishte se ai nuk e dinte se ishte aty. Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi. Kjo nuk duhej të shkonte atje ku ishte. Ishte zhgënjyer”, tha Biden.
Presidenti amerikan bëri me dije se i dërguari i SHBA për klimën John Kerry mund të shkojë së shpejti në Kinë, teksa theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në rrugën e duhur. Biden tregoi se ishte bërë përparim gjatë udhëtimit të Blinken.
Sakaq, Biden tha se Xi ishte i shqetësuar nga i ashtuquajturi grupi i sigurisë strategjike Quad, i cili përfshin Japoninë, Australinë, Indinë dhe SHBA-në. Presidenti amerikan tha se ai më parë i tha Xi-t se SHBA nuk po përpiqej të rrethonte Kinën me Quad.
“Ai më thirri dhe më tha të mos e bëja këtë sepse po e vinte në një pengesë”, tha Biden.
Një balonë e dyshuar spiune kineze fluturoi mbi hapësirën ajrore të SHBA në shkurt. Ai incident dhe shkëmbimet e vizitave nga zyrtarët amerikanë dhe tajvanezë kanë zmadhuar kohët e fundit tensionet SHBA-Kinë.
Blinken dhe Xi në takimin e mbajtur më 19 qershor, ranë dakord për të stabilizuar rivalitetin intensiv midis Uashingtonit dhe Pekinit, në mënyrë që të mos kalonte në konflikt, por nuk arriti të prodhonte ndonjë përparim gjatë një vizite të rrallë në Kinë nga sekretari i shtetit.
Ata ranë dakord të vazhdojnë angazhimin diplomatik me më shumë vizita nga zyrtarët amerikanë në javët dhe muajt e ardhshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




