Ukraina: 150 fëmijë janë rrëmbyer nga Luhansk dhe janë dërguar në Rusi

Botë | 3 vite më parë

Ukraina ka deklaruar se 150 fëmijë janë marrë ilegalisht nga rajoni i pushtuar i Luhanskut, dhe janë dërguar në Rusi.

Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës tha se fëmijët u dërguan nga distrikti Starobilsk i Luhansk më 8 qershor në dy qendra në distriktin Prikuban të republikës së Rusisë Karachay-Cherkess.

Po ashtu, sipas Qendrës Kombëtare të Rezistencës ukrainase, 19,393 fëmijë deri më tani janë transferuar ilegalisht në Rusi nga territoret e okupuara të Ukrainës.

Gjykata penale ndërkombëtare lëshoi në mars një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas.

Një panel gjyqtarësh ranë dakord se kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se Putin dhe komisionerja për të drejtat e fëmijëve të tij, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, mbanin përgjegjësi për “deportimin e paligjshëm” të fëmijëve ukrainas.

Të enjten (15 qershor), Qendra Kombëtare e Rezistencës tha se 750 fëmijë nga Luhansk pritej të mbërrinin këtë muaj në dy qendrat në Karachay-Cherkess.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme