Italia i jep lamtumirën Berluskonit, mijëra qytetarë italianë, krerë shtetesh dhe familja nderuan ish-kryeministrin

Botë | 3 vite më parë

Adhuruesit e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi i dhanë lamtumirën e tij në Milano të mërkurën në një funeral shtetëror për miliarderin kontrovers, i cili mbyll një kapitull 30-vjeçar në historinë e vendit.

Arkivoli i manjatit të medias, i stolisur me trëndafila të bardhë dhe të kuq, u dërgua në qytet nga vila e tij në Arcore në Duomo e qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë vajtonin dhe duartrokisnin në nder të tij.

Më pas u dërgua në katedralen e Milanos , i shoqëruar nga një roje nderi, ndërsa familja e shoqëronte nga pas.

Mijëra mbështetës të manjatit duke përfshirë një delegacion nga klubi i tij i futbollit Monza ndoqën në ekranet gjigante të vendosura në shesh, teksa kryepeshkopi Mario Delpini drejtonte ceremoninë për Berluskonin, i cili vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare.

“Kur njeriu është politikan, atëherë përpiqet të fitojë. Ka nga ata që e lartësojnë dhe nga ata që nuk e durojnë dot”, tha Delpini në predikimin e tij.

“Kur një njeri është protagonist, atëherë ai është gjithmonë në skenë. Ai ka ata që e duartrokasin dhe ata që e urrejnë”, tha ai.

“Por në këtë moment lamtumire dhe lutjeje, çfarë mund të themi për Silvio Berlusconin? Ai ishte një burrë: një dëshirë për jetë, një dëshirë për dashuri, një dëshirë për gëzim,” shtoi ai.

Berlusconi, i adhuruar dhe i urryer në të njëjtën masë nga italianët, ka qënë i sëmurë për disa vite, megjithëse ai mbeti kreu zyrtar i partisë së tij të krahut të djathtë Forza Italia, një anëtar i qeverisë së koalicionit të kryeministres Giorgia Meloni.

Presidenti italian Sergio Mattarella, Meloni dhe partneri i tij i koalicionit Matteo Salvini, kreu i Ligës së ekstremit të djathtë, ishin në funeral, ndërsa Bashkimi Evropian u përfaqësua nga komisioneri i tij i ekonomisë, Paolo Gentiloni.

I pranishëm ishte edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe presidenti irakian Abdel Latif Rashid.

Kryeministri më jetëgjatë në historinë e pasluftës të Italisë dhe i rizgjedhur në Senat vitin e kaluar, Berlusconi u godit nga skandale të shumta ligjore dhe seksuale dhe i famshëm për gafat e tij të diskutueshme në skenën ndërkombëtare.

Ai e numëroi Presidentin Vladimir Putin mes miqve të tij, por lideri rus është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe nuk mund të udhëtonte në Itali.

Trupi Silvio Berlusconit do të digjet dhe hiri do të ruhet në Arcore.

Gazetare: Teuta Shamku

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme