Medvedev: Moska të nisë ofensivën e radhës ndaj Ukrainës

Botë | 3 vite më parë

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Moska duhet t’i përgjigjet me ofensivën e saj Ukrainës, pasi kjo e fundit nisi kundërsulmimin e saj.

 “Armiku ka premtuar prej kohësh një kundërofensivë të madhe. Dhe duket se tashmë e ka filluar”, tha Medvedev, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Ne duhet të ndalojmë armikun dhe më pas të nisim një ofensivë,” tha ai.

Ndërkaq, konflikti mes dy vendeve është përshkallëzuar me ngjarjen e fundit ku u shpërthye diga e Nova Kakhovka në Ukrainë, ku Kievi ka akuzuar Moskën për shpërthimin e saj.

Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës jugore janë shkatërruar, duke shkaktuar përmbytje në shkallë të gjerë në zonën e poshtme të lumit Dnipro, transmeton Al Jazeera. 

Zyrtarët ukrainas dhe rusë u kanë kërkuar komuniteteve lokale pranë digës Nova Kakhovka që të evakuojnë menjëherë zonën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme