Lufta/ Rusia: Nuk shohim asnjë perspektivë që të zgjatim marrëveshjen e drithërave

Botë | 3 vite më parë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se nuk sheh asnjë perspektivë për zgjatjen e marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi, marrëveshje e cila përfundon në mes të korrikut.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, që citoi ministrinë e Jashtme të Rusisë ka shpjegura se po vijojnë konsultimet me Kombet e Bashkuara dhe se inspektimet e anijeve kishin rifilluar.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi gjithashtu se një raund i ri i bisedimeve Rusi-OKB do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, më 9 qershor.

Rusia ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja, duke u ankuar se ende mbeten pengesa për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme