Lufta Rusi-Ukraine, Kremlini njofton se forcat e Kievit po luftojnë në territorin rus

Rusia njoftoi se ka zmbrapsur një pushtim në territorin e Belgorodit dhe se ka vrarë 50 ushtarë ukrainas gjatë orëve të fundit.
Guvernatori rajonal Alexander Bogomaz në një seri postimesh në Telegram tha se dy fshatra u granatuan nga forcat ukrainase, por askush nuk ishte lënduar.
Ukraina i ka hedhur poshtë pretendimet se ushtria e saj është e përfshirë në këto inkursione ë, duke këmbëngulur se ato kryhen nga luftëtarë vullnetarë rusë.
Kremlini njoftoi se u mbrojt me sukses kundër sulmeve që vinin nga Ukraina, teksa sulmet ajrore ruse në Kiev rezultuan me vdekjen e tre personave, duke përfshirë një vajzë nëntëvjeçare dhe nënën e saj, të cilat nuk arritën të hynin në një strehimore për t’u mbrojtur nga sulmi ajror.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se Moska kreu 12 sulme me raketa në objektiva brenda Ukrainës në 24 orët e fundit.
Të dyja palët janë të angazhuara në taktika që synojnë uljen e disponimit të përgjithshëm dhe dobësimin e aftësive ushtarake, teksa pritet një kundërofensivë ukrainase kundër pushtimit 15-mujor të Rusisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij të natës me video, theksoi rëndësinë e mbajtjes së strehimoreve të aksesueshme dhe shprehu vendosmërinë e tij për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kiev natën e kaluar.
Rusia hedh poshtë akuzat për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve ose përfshirjen në krime lufte, megjithatë forcat e saj ushtarake kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytete të Ukrainës dhe kanë goditur vazhdimisht zonat e banuara me civilë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




