Ukraina në NATO? Zelensky: Duam të jemi anëtarë, por tani jemi në luftë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i vetëdijshëm se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën e Atlantikut të Veriut do të duhet të ndodhë më vonë duke qenë se vendi i tij është në luftë me Rusinë.

“Ne e kuptojmë se nuk do të jemi një anëtar i NATO-s, ndërkohë që po zhvillohet lufta. Jo sepse ne nuk e duam të jemi anëtarë por sepse është e pamundur” ka deklaruar ai gjatë një konference për mediat në Kiev.

Traktati i aleancës përfshin nenin 5, sipas të cilit përfshin dispozitë e mbrojtjes kolektive që premton anëtarët i vijnë në ndihmë çdo shteti anëtar që është nën sulm, transmeton CNN. 

“Më jepni një shembull të një vendi të NATO-s i cili është në gjendje lufte me Rusinë tani; ose cili vend i NATO-s ka trupa ruse në territorin e tij”, tha Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme