Martohet princi i kurorës Husein i Jordanisë

Trashëgimtari i fronit jordanez Princ Husein, 28 vjeç , u martua me të fejuarën Rajwa Alseif në një martesë mbretërore në Aman të enjten.
Çifti organizoi një ceremoni martese islame në Pallatin Zahran, ku Mbretëresha Rania dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë u martuan në vitin 1993.

Jo vetëm që ishin të pranishëm anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, por Rajwa gjithashtu ka lidhje të largët me familjen mbretërore saudite edhe pse vet Rajwa nuk ka një titull mbretëror.

Për më tepër, anëtarë të familjeve mbretërore nga Britania e Madhe, Japonia, Malajzia, Danimarka, Holanda, Suedia ishin të ftuar në dasmën e princit Husein.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




