Kongresi miraton marrëveshjen e borxhit, shmanget falimenti i SHBA-së

Botë | 3 vite më parë

Kongresi amerikan ka miratuar marrëveshjen për heqjen e kufirit të borxhit së vendit, duke e shpëtuar atë nga falimenti.

Senati miratoi marrëveshjen një ditë pasi kjo kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Marrëveshja kaloi me mbështetjen e 44 demokratëve dhe 17 republikanëve, plus dy të pavarur.

Marrëveshja e arritur mes demokratëve dhe republikanëve do të kursejë SHBA-në nga një dështim katastrofë në borxhin e saj prej 31.4 trilion dollarësh.

Nëse marrëveshja nuk do i ishte miratuar, SHBA nuk do të mund të paguante dot faturat e saj dehe kjo do të çonte o vetëm në falimentin në vend, por do të kërcënonte të bënte kërdi edhe jashtë shtetit, duke ndikuar në çmimet dhe normat e hipotekave në vende të tjera.

“Amerika mund të marrë një psherëtimë lehtësimi sepse në këtë proces ne po shmangim falimentimin,” i tha Senatit udhëheqësi i shumicës demokratike, Chuck Schumer.

Edhe udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell u tha gazetarëve se do të ishte “krenar ta mbështeste atë pa vonesë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme